Rama e quajti Presidentin “komandant i LSI”, këshilltari i Metës: Mos fol më për Kushtetutën, s’të bëjnë derman as…

16:39 19/10/20202min84
Tedi-BlushiIlir-Meta-e1582062190686

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit reagoi për deklaratën e kreut të shtetit që i tha se “është peng”.

Në një postim në rrjetet sociale, Tedi Blushi e quan me ironi kryeministrin “buburrec Trendi”, ndërsa i bën thirrje të thellohet dhe reflektojë.

“Mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani”, i përgjigjet Blushi Ramës, pasi kryeministri iu drejtua Metës se është “thjesht Komandant i LSI”.

“Sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!”, shkruante Rama në postimin e tij.

REAGIMI I TEDI BLUSHIT

“Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani.

Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman!

THELLOHU E REFLEKTO URGJENT!”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto