“Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare” : i përgjigjet Basha kryeministrit duke publikuar videon e qytetarëve

09:17 12/11/20201min79
lul-basha-me-maske-380x200

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, teksa publikon video me deklarata të familjarëve të të sëmurëve me koronavirus

Sipas Bashës, kryeministri po shkatërron jetët e qytetarëve, të cilët në videon e publikuar prej tij shprehen të pakënaqur për mënyrën si po trajtohen pacientët me Covid.

“Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve. Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare”, shkruan Basha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto