Rama debaton keq me Kujtim Gjuzin për çështjen e detit, nuk lë pa thumbuar edhe Kryemadhin dhe LSI-në

20:27 07/09/20205min85
murrizi-3-696x416

Në fjalën e tij sot në seancë plenare, Kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë edhe për çështjen e ndarjes së detit me Greqinë, ku nuk kanë munguar as përplasjet me deputetin e opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi.

Rama i quajti “trupeshq” ata që besojnë se qeveria e tij po negocion që Greqia të zgjerohet me 12 milje në det.

E për këtë, duke iu drejtuar Kujtim Gjuzit i tha: “Mos ha karremin e Saliut, Lulit, Ilirit dhe Monikës”.

Pjesë nga debati mes Ramës dhe Gjuzit:

Rama: Lartmadhni, unë nuk fus njeri në burg, qevria në demokraci nuk fut njeri në burg. Të fusësh njerëz në burg duke qenë kryeministër, duhet të jesh mbret në potencë ose në një sistem parti-shtet. Ti je mbret në potencë dhe i tillë do mbetesh. Ju kapni ça të kapni për sa kohë keni trupeshq që e hanë karremin tuaj, karremin e Saliut, Lulit, Ilirit dhe Monikës.

Gjuzi: Karremin e ha ti

Gjuzi: Futi në burg ata që firmosën

Rama: Detin dilni mbrojeni aty ku ka peshq që notojnë. Detin imagjinar, sa për detin e Shqipërisë, fjala e kryeministrit të Greqisë për t’u shtrirë në 12 milje nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Gjuzi: Me pusin e naftës…

Rama: Që ta dini ju, nuk ka mundësi fizike, hapësirë fizike, për të ushtruar të drejtën e 12 miljeve

Rama: O shqipe që fluturoni lart me perime dhe zarzavate, nuk ka negociata, o shqipe. Mos më ndërprit më se më je bërë si ai zhurmuesi i Jugosllavit. Mos u bëni qesharak.

Rama thumbon LSI-në dhe Kryemadhin:

Ndërkohë, Rama nuk ka ngurruar që të hedhë sërish thumba mbi LSI-në, duke kujtuar kohën kur Autoriteti Rrugor Shqiptar drejtohej nga drejtorë të emëruar nga kjo parti.

Rama duke folur për çështjen e detit tha se nuk janë 12 litra, por 12 milje, dhe se nuk ndahet siç ndaheshin tenderat kur ARRSH drejtohej nga LSI, duke nënkuptuar këtu rrugën Tiranë-Elbasan, dhe 44 milionë euro që shteti jonë duhet t’i paguajë kompanisë greke.

“I them atyre që hiqen si patriotë, mos të bëhen qesharakë, duke mbrojtur detin nga asgjëja. Sepse përderisa ne jemi ata që e rrëzuam atë marrëveshje, s’mund të jemi nga ata që e kthejnë sërish atë marrëveshje. Nuk është deti një materie që ndahen siç ndaheshin tenderat kur LSI drejtonte ARRSH-në. Nuk funksionon kështu. Çdo negociatë bëhen me njerëz të autorizuar, nuk bëhen si muhabete varkash. Nuk është deti një kamion me 12 litra ujë që ka kaluar natën në dogana dhe s’e keni marrë vesh ju. Nuk është ajo, nuk shkon dot deti në kamion dhe të kalojë nga doganat. Ç’a boni kështu më, ç’bëni kështu në 2020. E çoroditët këtë pjesë të popullit që ju besoj verbërisht. Që i kanë sytë, por shkojnë mbas berihait. Por të paktën ju që jeni këtu. Që ikët nga ata që ikën. Deti është aty. Dhe sa të jem unë në këtë detyrë, do bëjmë më të mirën. Kurrë s’do ketë cënim interesah kombëtarë. Mos merrni të gjithë frikën e Lulit. Luli ka frikë kur më takon mua, imagjino ç’a mendon kur unë takoj të tjerë”, tha Rama.

(Descript.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto