Ralf Gjoni sfidon astrologen Meri, zbulon arsyen pse Rama është i paqëndrueshëm dhe pse është më i aftë se Berisha, Basha dhe Meta

11:59 15/10/20203min90
pizap-3

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni teksa ka folur sot nga foltorja e Parlamentit, ka zbuluar arsyen se pse sipas tij Kryeministri Rama ndryshon mendje shpejt.

Sipas Gjonit kjo ndodh pasi Rama i përket shenjës së gaforres, një shenjë kjo ndër më të paqëndrueshmet e horoskopit.

Ralf Gjoni:

“Më vjen keq që Rama po e bën sport kombëtar politikën e tij, duke vënë mini-masa për t’u hedhur hi shqiptare, në një moment që ne do të përballemi me një krizë globale.

Kjo është një krizë e paprecedentë, që nuk lidhet vetëm me një krizë globale, por me çdo hallkë të ekonomisë.

Kemi probleme në strukturë. Mirë bëni që hiqni taksat deri në 8 milionë lekë.

Më shqetëson që Rama nuk ka asnjë plan ekonomik për të menaxhuar krizën, për të mbështetur biznesin e vogël.

Nuk jam dakord me Hysenin, e cila thotë se maska duhet mbajtur. E kam mbajtur gjatë gjithë vitit dhe prapë më zuri COVID-i.

Rama merr vendime pa u konsultuar me ekspertët mjeko-ligjorë. Është gaforre, prandaj ndryshon mendje.

Madje vendos edhe gjoba, do të përballemi me inat popullor, prandaj ai kërkon fabula.

A e dini pse Rama është më i aftë për politikë se Basha, Ilir Meta dhe Sali Berisha? Sepse ai është piktor dhe krijon fabula.

Sa malet i tha Meta Saliut për ditëlindje, edhe 10 vjet të tjera në kurriz të shqiptarëve. Edi Rama hap sherr me Ilir Metën, mban fjalë tek asambleja dhe flet për Ilir Metën.

Na lodhët ka ardhur koha që të largoheni nga politika. Meta duhet të dorëhiqet nga posti i presidentit dhe Rama të dorëhiqet para zgjedhjeve”.- u shpreh deputeti Gjoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *