Rakacolli: Po hetohet, çështja e vdekjes se 53-vjeçarit në QSUT/ Do i shkohet deri në fund

22:33 28/10/20202min75
rakacolli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, dhe njëherësh, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka theksuar se rasti i vdekjes së 53 vjeçarit të cilin mjekët e braktisën rrugëve, po hetohet dhe do t’i shkohet deri në fund.

Sipas saj, për rastin e Lutfi Çekirrit që humbi jetën në QSUT dhe nuk iu dha kujdesi shëndetësor, do të bëhet një hetim i thellë.

Më tej ajo shpjegoi se pse nuk është bërë ende e mundur heqja e tamponit të negativizimit edhe pse rekomandohet nga OBSH.

“…Ky është një qëndrim i kohëve të fundit të OBSH si dhe Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Njohuritë tona kanë ardhur duke u pasuruar. Edhe këtu ka disa kushte që lidhen nga ditët e fillimit të simptomave. Duhet diçka e detajuar”, u shpreh Rakacolli për Abc News.

E pyetur nëse fëmijët në shkolla janë shpërndarës të mirë të virusit, Rakacolli pohoi, por shtoi se shkolla nuk është vendi i vetëm ku ata mund ta marrin virusin.

“Janë shpërndarës, është e ditur. Nuk është vetëm shkolla vendi i vetëm ku merret virusi.”

Ndërsa, sa i përket mundësisë së mbylljes së shkollave, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve u shpreh se do të vijohet në përputhje me situatën epidemiologjike në vend.

“Gjithçka shkon në përputhje me situatën. Nuk mund të parashikojmë. Nëse qëndrojmë në këto numra, nuk ka pse të mbyllen shkollat.”

Lidhur me letrën e dërguar nga presidenti në drejtim të ministres Ogerta Manastirliu, Rakacolli u shpreh se kreu i shtetit do ta marrë përgjigjen në mënyrë institucionale, ashtu si çdo qytetar tjetër që kërkon të informohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto