Radhët kilometrike / Xhaçka flet nga Kakavija: Po zhvillojmë biseda intensive me palën greke!

18:04 14/08/20202min98
Screenshot_1

Radhët kilometrike të krijuara prej ditësh çuan personalisht në pikën Kufitare të Kakavijës edhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ajo ishte e shoqëruar nga efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të Forcave të Armatosura, të cilët dërguan një automjet të posaçëm për të shpërndarë 10 mijë litra ujë për shqiptarët që po presin në radhë prej tre ditësh për të kaluar drejt shtetit grek.

Në një deklaratë për mediat, lidhur me situatën kaotike, Xhaçka tha se Ministritë e Jashtme të dy vendeve janë duke zhvilluar bisedime intensive, duke shtuar më tej se, do të bëjnë të pamundurën për të lehtësuar situatën.

“Kjo është një nga temat e bisedimeve shumë intensive që po zhvillojnë ministritë tona të jashtme. Ajo që po bëjmë ne këtu përmes emergjencave civile dhe angazhimeve të qeverisë ti vijnë në ndihmë të gjithë qytetarëve me të gjitha nevojat që kanë për të mos i rrezikuar më tej. Kjo është një situatë që është krijuar me vullnetin e lirë të gjithë udhëtarëve. Ne do bëjmë maksimumin për ta lehtësuar këtë situatë. Po e theksoj jemi në bisedime shumë intensive edhe për të shtyrë orarin edhe për të rritur kapacitete”, u shpreh ndër të tjera ministrja Xhaçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto