Radhët kilometrike në Kakavijë / Rudina Hajdari bën premtimin e madh për zgjidhjen e situatës

17:21 14/08/20203min76
1553173646_rudinahajdari

Situata kaotike që vijon prej tre ditësh në doganën e Kakavijës, ku me qindra persona prej tre ditësh në mes të vapës presin që të kalojnë në shtetin fqinj, ka ngjallur edhe reagimin e deputetes së opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, e cila është shprehur se qeveria duhet të hidhet në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë.

Hajdari shprehet e shqetësuar për fatin e mijëra bashkëqytetarëve që ndodhen prej ditësh në këtë situatë, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden duke dhuruar ujë e ushqime, por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët dhe të moshuarit.

Ndër të tjera, ajo është shprehur se do të angazhohet personalisht me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës.

Postimi plotë:

Jam shumë e shqetësuar për fatin e mijëra bashkëqytetarëve të cilët po vuajnë rradhët e stërgjata në Kakavije.

Së pari dua ti bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden me ata që kanë hall sot, duke dhuruar ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.

Kur qeveria na lë në baltë, duhet të përkrahim fort njëri tjetrin.

Së dyti i bëj thirrje qeverisë të lerë pushimet dhe deklaratat boshe por te hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë.

Nuk është koha as për plazh e as për deklarata politike. Situata e krijuar po rrezikon jetët e njerëzve.

Së pari nga Covid, sepse grumbullimet janë masive dhe të pakontrolluara e së dyti nga temperaturat e larta dhe rreziku i dehidratimit, për shkak se nuk ka mundësi furnizimi me ujë të pijshëm.

Njerëzit kanë hall dhe e kanë urgjent!!

Personalisht do të angazhohem në biseda me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *