Radhët kilometrike në Kakavijë/ Autoritetet shqiptare apel udhëtarëve: Kthehuni mbrapsht!

20:01 15/08/20203min69
kakavije-10-1-752x440-1

Mijëra qytetarë po qëndrojnë prej 4 ditësh në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës  ku janë përballur me radhë kilometrike dhe vështirësi teksa po presin për të kaluar kufirin duke respektuar rregullat e vendosura nga shteti fqinj. Sipas këtyre rregullave, çdo shtetas që futet në Greqi, qoftë nga kufijtë shqiptarë apo edhe nga kufijtë e shteteve të tjera, duhet të kryejë testin anti-COVID dhe duke nisur nga data 17 gusht do të duhet të karantinohen për 7 ditë.

Në rastin konkret Greqia ka vendosur rregullin që çdo ditë në kufi do të kalojnë vetëm 750 persona në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë, duke filluar nga e hëna.

Policia shqiptare njofton se për të hyrë në Greqi, qytetarët duhet të plotësojnë këto kushte.

-Të kenë kryer testin e COVID 19, jo me vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV;

-Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

-Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;

-Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

-Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF. (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr. Pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me një barcode, të cilin do ta paraqesë para autoriteteve në pikën hyrëse të kalimit në Greqi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto