Qyteti kanadez pa asnjë rast me COVID-19

16:46 19/10/20202min125
114785537_gettyimages-51424453-780x439

Rastet COVID-19 po rriten në shumë pjesë të Kanadasë, por një rajon – Nunavut, një territor verior – është një vend i rrallë në Amerikën e Veriut që mund të thotë se është pa coronavirus.

Marsin e kaluar, ndërsa kufijtë nëpër botë po mbylleshin shkaku i pandemisë globale, zyrtarët në Nunavut, vendosën që edhe ata të mos rrezikonin, raporton BBC.

Ata sollën disa nga rregullat më të rrepta të udhëtimit në Kanada, duke ndaluar hyrjen e pothuajse të gjithë jorezidentëve.

 

Banorët që kthehen në shtëpi nga jugu së pari do të duhet të kalojnë dy javë, në kurriz të qeverisë së Nunavut, në “qendra izolimi” – hotele në qytetet Winnipeg, Yellowknife, Ottawa ose Edmonton.

Rojet e sigurisë janë të vendosur në të gjithë hotelet dhe infermierët kontrollojnë shëndetin e atyre që izolojnë.

Deri më tani, pak më shumë se 7,000 nunavummiut kanë kaluar kohë në këto qendra si një ndalesë në kthimin e tyre në shtëpi gjersa qyteti ka rreth 39 mijë banorë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto