Qindra copa të çmuara meteori bien në qytezën braziliane, banorët: Po bien para nga qielli

18:25 31/08/20202min72
Amerika Latine

Mijëra njerëz kanë nisur të shkojnë drejt qyteti brazilian ku copa materiali të çmuar të një meteori 4.6 miliardë vjeçar po bien nga qielli, disa prej të cilave vlejnë deri ne 25 000 dollarë.

Rreth 200 fragmente meteoriti kanë rënë në 19 gusht në Santa Filomena, në verilindje të Brazil.

Më e madhja prej tyre peshonte 40kg dhe kishte vlerën 25 000 dollarë. Kjo shumë do te ishte ekuivalentja e 10 viteve me rrogën mesatare të zonës.

Banorët vendas që jetojnë në zonën e mbjelljes së fasuleve e krahasojnë stuhinë e meteorit me një mrekulli, duke e quajtur “dita kur paratë binin nga qielli”.

Vetë meteori besohet se është një trup i rrallë që vjen nga kohët e hershme të sistemit diellor, kur toka nuk ishte formuar ende.

Vetëm 1% e meteorëve janë e tipit të tillë dhe mostrat e tyre shiten mijëra dollarë.

Banori vendas 20 vjeçari Edimar da Costa Rodrigues, kujtonte ditën kur Santa Filomena u mbush me tym dhe sende që binin nga qielli. Ai gjeti një copë meteori 7cm-të gjerë të cilën e shiti më pas te një koleksionist për 1,000.

Shumica e gurëve ishin gjetur pranë një kishte dhe kjo bëri që banorët të spekulonin se meteori ishte diçka e dërguar nga Zoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto