Qeveria mund ti hap rrugë rritjes të çmimit të karburanteve, si do të ndikojë ligji për ‘metrologjinë’

14:44 06/10/20202min117
pike-karburanti-640x390

Projektligjit për ‘metrologjinë’ i cili pritet të hyjë në fuqi, do sjell ndikimin e tij edhe në rritjen e çmimit të karburanteve.

Qeveria ka vendosur që të shtohen kontrollet në pompat e pikave të karburanteve, shërbim ky që kryhet nga subjektet private.

Në këtë formë qeveria i hap rrugë abuzimit që mund të kryejë koncensionari, pasi në ligjin e ri nuk ka një numër ‘tavan’ që përcakton se sa kontrolle mund të kryhen tek një nga pikat e karburanteve. Koso që një pikë karburanti do të paguajë për kontrollet e pompave do të jetë më e lartë dhe pritet të mbulohet me rritjen e çmimit të karburanteve.

Në ligjin aktual përcaktohet se koncensionari, mund kryejë jo më shumë se dy kontrolle, me kosto 70 mijë lekë të vjetra për çdo verifikim.

Në draft parashikohet që koncesioni i  pompave të karburanteve të përfitojë edhe më shumë duke i dhënë të drejtë kompanisë të kontrollojë më shpesh pompat dhe si rezultat të rrisë edhe të ardhurat e saj me dhjetëra milionë euro.

Sipas përllogaritjeve 110 deri në 120 lekë në një litër naftë shqiptarët paguajnë vetëm taksa dhe ky koncesion e shton edhe më shumë koston si për qytetarët edhe për biznese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *