Qeveria merr vendimin drastik: Nga nesër mbyllen klubet e natës në të gjithë vendin, por do të mbështeten financiarisht!

19:46 16/08/20201min114
Clubbing-Web-1

Duke parë situatën e rënduar të Covid-19, qeveria italiane ka marrë një vendim ekstrem, që ka të bëjë me mbylljen e klubeve të natës dhe diskotekave në të gjithë vendin.

Të gjitha bizneset që do të preken nga kjo mbyllje, do të përfitojnë mbështetje financiare.

Rajonet duhet të veprojnë në përputhje me dekretin e 6 gushtit, sipas të cilit veprimtaritë që zhvillohen në salla vallëzimi, diskoteka, ambiente banimi, të brendshme apo të jashtme, janë të pezulluara.

“Unë e konsideroj absurde, që njerëz të cilët mohojnë ekzistencën e virusit, të vallëzojnë në diskoteka duke rrezikuar përhapjen. Ndërkohë që punonjës të shëndetësisë i kalojnë pushimet e gushtit në 40 gradë duke u kujdesur për shëndetin e qytetarëve,” tha këshilltari për shëndetësinë në rajonin e Lacios, Alessio D’Amato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto