“Qeveria ka nisur manipulimin e listave”- Bardhi: PD ka gati kallëzimin penal për Sandër Lleshajn dhe Drejtorin e Gjendjes Civile

19:07 29/09/20203min78
gaz-bardhi

Ditën e djeshme në një emision investigativ,  disa qytetarë kryesisht votues të Partisë Demokratike kanë denoncuar faktin se i është ndërruar vendbanimi, duke i ndryshuar automatikisht edhe qendra e votimit.

Sot sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet se kjo është një përpjekje e dëshpëruar e qeverisë për manipulimin e listave, duke paralajmëruar se PD po bën gati kallëzimin penal për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtorin e Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.

“Që nga Sandër Lleshaj deri tek nëpunësi më i thjeshtë që fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit!” përfundon Bardhi.

Postimi i plotë:

Qeveria e Edi Ramës ka nisur manipulimin e listave dhe nuk ka mashtrim të Sandër Lleshajt që ta mbulojë këtë operacion kriminal.  

Emisioni investigativ “Boom” e ka ka kapur me presh në duar Sandër Lleshajn dhe Edi Ramën. Dëshmitë e qytettarëve janë të drejtëpërdrejta dhe nuk lënë vend për diskutime. Qytetarëve u është ndërruar vendbanimi pa kërkesën e tyre, në shkelje flagrante të ligjit.

Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve, një tjetër përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës përpara largimit të pashmangshëm.

Do apo nuk do Edi Rama, qytetarët do të dalin në votime masivisht dhe do të çlirohen nga ky regjim që vetëm i vjedh.  

Askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë! Partia Demokratike po bën gati kallëzimin penale për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj për shkeljen e rëndë të ligjit dhe të së drejtës për votim të qytetarëve. Që nga Sandër Lleshaj deri tek nëpunësi më i thjeshtë që fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto