Qeveria greke merr vendimin: Ja deri kur zgjatet kufizimi me Shqipërinë dhe kush do të lejohet të kalojë!

17:02 14/08/20202min74
maxresdefault

Qeveria greke ka bërë publik vendimin e saj për shtyrjen e kufizimit me Shqipërinë deri më 31 gusht.

Sipas vendimit të qeverisë greke, të përjashtuar nga ky kufizim janë:

Personat qe kanë pasaportë greke;

Kartën e Identitetit të Posaçëm të Homogjenit dhe lejen e qëndrimit;

Personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe të gjithë ata që kanë marrë leje për nevoja absolutisht të nevojshme.

Personat e lartpërmendur mund të kalojnë nga Kakavija, ku do të lejohet të kalojnë 750 persona në ditë, ndërsa nga Kapshtica do të kalojnë 300 persona në ditë.

Ndërsa dogana do të punojë nga ora 06:00 deri më 23:00.

Nga data 16 gusht kush do të futet në Greqi duhet të karantinohet për 7 ditë, kush e thyen karantinën do të dënohet me një gjobë prej 5000 eurosh.

Nga data 17 gusht deri më 31 gusht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:

– Testin negativ për COVID-19 duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike ose private të certifikuara në Shqipëri, (nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje).

-Vërtetimi i testit duhet të jetë i përkthye në anglisht (në të cilën duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të individit

-Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto