‘Qetësohuni, nuk na ka pushtuar kush’ / Erion Braçe reagon për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Jon

11:41 27/08/20202min161
-640-0-5d1d182fce7b2

Pas deklaratave të Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis se Greqia do të zgjerojë nga 6 në 12 milje ujërat territoriale në detin Jon, ka reaguar edhe Zv.kryeministri Erion Braçe.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, Braçe mundohet të qetësojë ata që sipas tij e kanë kontaktuar të shqetësuar për atë çka po ndodh.

“Qetësohuni! Nuk na ka pushtuar kush e as po na rrëmben kush tokë, det! Kujtoni se si kohë më parë ra si antikushtetuese një marrëveshje e një pushteti të degraduar. Me qetësi, qartësi e mbështetur fort ne ligj! Jemi po të njëjtët!”- shkruan ndër të tjera Braçe.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Qetesohuni! Histeria nuk eshte fuqia jone, eshte dobesia jone!

Po u drejtohem ju te gjitheve qe keni mesyre prej oresh ne inbox ketu, facebook, whatsapp; QETESOHUNI! NUK NA KA PUSHTUAR KUSH E AS PO NA RREMBEN KUSH TOKE, DET!

Nuk u jam pergjigjur deri tani se isha ne pune, ne zone, me njerezit, pra as me ka ikur mendja e as me eshte mekur zeri! Por edhe sepse nuk dua te ushqej histerine qe na ze e ben tape ne te tilla raste!

Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!

Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!

Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar; Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto