“Qen bir qeni”, “këlysh Blloku”/ Rama i përgjigjet Metës: Është kthyer në President lolo, i ka lëshuar pëllumbat! Ka si strategji të….

11:13 31/10/20203min52
lufta_rama_meta-1

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje të ashpër kreut të shtetit, Ilir Meta duke e quajtur këtë të fundit si “President lolo”.  Nga ana tjetër edhe Meta nuk i ka kursyer sulmet personale një natë më pare në “Zonë e Lire”,  duke e quajtur Edi Ramën si ‘qen bir qeni”, dhe ‘këlysh Blloku”.

Rama nga kantieri i aeroportit të Kukësit, ka shigjetuar kreun e shtetit, duke thënë se ky i fundit ka si strategji që të nxisë sherre për të dalë vetë i fituar.

Kryeministri është distancuar nga qëndrimet se Ilir Meta u bë Presidenti me votat e Partisë Socialiste. Ai tha se Meta kishte votat e tij në atë Kuvend dhe sipas Ramës, “synimi ishte t’i jepej opozitës një president, por siç tha ai jo një “president lolo”!

“Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria dhe nga shqiptarët dhe nuk rri dot pa nxitur sherr?

Kur zihen dy vetë përfiton një i tretë thotë populli. Kjo është diviza e Ilir Metës, fut në sherr dy vetë që të përfitojë. Shqiptarët e bënë Kryeministër 30 vjeç dhe e bënë President 50 vjeç.

E do thonë se bëmë ne, por e bërë ti, jo, jo s’e kam bërë unë President, u bë President se kishte dhe votat e tij në atë Parlament.

Ne i dhamë një President opozitës, por jo një lolo. Fakti që Presidenti është kthyer në lolo, s’do thotë që ka qenë lolo edhe në të shkuarën. Por me kalimin e moshës  i ka lëshuar pëllumbat me kalimin e kohës. Të njëjtën gjë bënte edhe kur ishte çadra e opozitës, hidhte një gurë dhe fshihte dorën”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto