Qëlloi me armë zjarri bashkëmoshatarin 7 muaj më parë, arrestohet 25-vjeçari

09:59 23/09/20202min103
policia-renea-696x462-1

Policia e Elbasanit bën të ditur se në kuadër të planit të masave për kapjen e personave në kërkim dhe atyre me tendencë në krimet kundër personit ka vënë në pranga një 25-vjeçar.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi shtatë muaj më parë në bashkëpunim me një tjetër i cili gjithashtu është në kërkim kanë qëlluar me armë zjarri gjatë një konflikti një bashkëmoshatari e tij.

NJOFTIMI

Elbasan

Kapet dhe vihet në pranga një 25- vjeçar i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj personit.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj, specialistët për Hetimin e Krimit Seksioni Kundër Personit në DVP Elbasan, kapën dhe ndaluan shtetasin:

R.G.., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E.T., ( i cili është shpallur në kërkim policor), më datë 26.02.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, gjatë një konfliktit për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E.B., pa pasoja për jetën

Vijon puna intesive për kapjen edhe të shtetasit E.T.,

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime e mëtejshme proceduriale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto