Pyetja që mori në qafë mijëra maturantë / Besa Shahini zbulon numrin e atyre që gjetën se çfarë bëri Turi!

17:15 09/09/20202min41
Screenshot_3

Ndërkohë që në rrjet diskutohet prej ditësh tashmë në lidhje me deklaratën e saj për largimin nga detyra dhe nga Shqipëria në përfundim të mandatit, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka vendosur t’i rikthehet sërish historisë së famshme të “Turit”, personazhit që u prishi punë më notat e Maturës Shtetërore mijëra maturantëve.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Shahini shprehet se janë 12 mijë maturantë që kanë gjetur përgjigjen e saktë të pyetjes së Turit.

“Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje. Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim”, shkruan Shahini.

Historia e Turit nisi në fillim të verës, kur mijëra maturantëve iu kërkua t’i përgjigjeshin një pyetjeje në testin e Letërsisë, mbi një veprim të supozuar të personazhit në fjalë duke ngjallur mjaft batuta më pas mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *