Pyetet nëse do rikthehemi në izolim, Rama: Rrezikojmë patjetër. Ja çfarë duhet të bëjmë për ta shmangur

21:59 15/10/20202min142
rama-3

Kryeministri Edi Rama nuk e ka mohuar rikthimin në izolim të vendit, nëse numrat e të infektuarve rriten ndjeshëm.

Rama theksoi se për të mos u kthyer në izolim duhet që të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maskën dhe të zbatojnë protokollet e tjera shëndetësore. Sa i përket kapaciteteve në spitalet COVID, kryeministri theksoi se kemi rreth 50% të kapacitete të lira.

Rama: Jemi shumë larg kapaciteteve të plota. Kemi 50% të kapaciteteve të lira.

Di që nga pikëpamja e përgatitjes jemi të përgatitur për skenarin e vjeshtë-dimrit me kohë. Strategjia për këtë kohë është në tavolinën time që në qershor.

Rrezikojmë patjetër. Duhet të mbajmë maskën kudo. Duhet të respektojmë distancën. Nuk duhet të mblidhemi për dasma, për të bërë muzikë etj.

Unë personalisht maskën e kam tmerr. Kam edhe problemin tim që kam atë astmën e vjetër që nëse nuk kam atë frymëmarrjen normale, kam edhe probleme, por unë nuk i hyj këtyre filozofive.

Unë dëgjoj çfarë thonë ata që e dinë këtë punë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto