Putin mbështet Lukashenkon, i ofron 1.5 miliardë dollarë kredi

18:23 14/09/20203min73
Lukashenko Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ofroi 1.5 miliardë dollarë hua Bjellorusisë të hënën në një gjest mbështetjeje për udhëheqësin e saj, Alexander Lukashenko, i cili fluturoi për ti kërkuar mbrojtësit të tij ndihmë pasi vendi po përballet me protesta kundër tij.

Një ditë pasi më shumë se 100,000 protestues protestuan në Minsk për fundjavën e pestë radhazi për të kërkuar dorëheqjen e tij pas zgjedhjeve që ata thonë se ishin manipuluar, Lukashenko, i cili ka udhëhequr Bjellorusinë për 26 vjet, u takua me Putinin në vendpushimin e Detit të Zi, Soçi.

“Fillimisht, unë dua t’ju falënderoj … personalisht ju falënderoj dhe të gjithë rusët, të gjithë ata të cilët ofruan mbështetje gjatë kësaj kohe pas zgjedhjeve,” tha Lukashenko pas bisedimeve.

Putin dha disa detaje rreth huasë së re, për të cilën ai tha se Kryeministri Mikhail Mishustin kishte rënë dakord gjatë një vizite të fundit në kryeqytetin bjellorus.

Udhëheqësi rus sinjalizoi gjithashtu mbështetje për Lukashenkon në mënyra të tjera dhe tha se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes do të vazhdojë. Disa orë më parë, agjencitë ruse të lajmeve raportuan se Moska po dërgonte parashutistë për stërvitje të përbashkëta.

Putin gjithashtu mbështeti planet që Lukashenko ka njoftuar më parë për reformën kushtetuese, të cilën opozita e ka hedhur poshtë si marifet për të mbajtur pushtetin pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

“Ne duam që vetë bjellorusët, pa nxitje dhe presion nga jashtë, ta zgjidhin këtë situatë në një mënyrë të qetë dhe përmes dialogut, duke gjetur një zgjidhje të përbashkët,” tha Putin.

Lukashenko i konsideron protestat kundër tij si një komplot perëndimor dhe e ka vendosur fatin e tij në duart e Moskës, duke kërkuar mbështetje ekonomike dhe ndihmë ushtarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto