Punonte si infermiere në spital / Ndërron jetë nga Covid-19 vjehrra e deputetit të Kuvendit

16:23 14/08/20203min160
FB_IMG_1597360332925-720x500-1-696x483

Një nga viktimat e 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e Covid-19 është edhe një infermiere.

Mësohet se jetën e ka humbur Shkurte Gecaj, 63-vjeçe nga Peja, e cila është vjehrra e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë deputeti me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se ajo ishte një heroinë që sfidoi veten deri në fund për t’u ardhur në ndihme të tjerëve.

Postimi i plotë:

Njoftim mortorë!

Të dashur familjar, miq, gjithë ju dashamirë,

Ju njoftoj që sot më datë 13 gusht 2020 ndërroj jetë e dashura jonë vjehrra ime Shkurte Gecaj në moshën 63 vjeqare.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër më 14 gusht 2020, në varrezat e fshatit Novosellë të Komunës së Pejës në ora 18.00h, duke respektuar rregullat e rekomanduara nga Institucionet Shëndetësore.

Për ne mbetësh heroinë e vërtetë pasi që e sfidove vehtën deri në fund duke ndihmuar të tjerët për të shpëtuar nga ky Covid famkeq!

Do të mbetësh gjithmonë në kujtimet tona.

Zoti të shpërbleftë më Xhennet.

Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja!

Me respekt

Veton Berisha

(Descript.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto