Publikuan projekte të ngjashme, Dafina thumbon publikisht Kidën!

12:34 02/09/20203min173
ghjhoo-1-696x382

Pak ditë më parë, Dafina publikoi projektin e saj të ri “Million $”, një projekt për të cilin pati shumë zhurmë mediatike për shkak të veshjeve që këngëtarja kishte zgjedhur. Ndërkaq, në mesnatë, Kida publikoi “Edhe sa”, këngën në të cilën kishte përfshirë Megi Pojanin dhe Kejvina Kthellën.

 

Të dyja projektet tërhoqën vëmendje dhe të dyja me të njejtën tematikë, atë të parave. Nisur nga ky fakt, Dafina duket se ka hedhur disa thumba ndaj Kidës, menjëherë pas publikimit të këngës së saj.

 

Teksa ka shpërndarë sërish këngën e saj, Dafina ka shkruajtur : “Më thuaj diçka të re? Gjithmonë mendoni dy hapa përpara vajza.. në gjithçka, me çdokënd,” duke treguar kështu që kënga që solli Kida nuk kishte asgjë të re, por ishte thjesht një “kopje” e këngës së Dafinës. Ndërkaq nga Kida deri tani nuk kemi asnjë postim drejtuar Daffit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto