Publikuan bashkëpunimin e tyre të parë, dikur Ermali e refuzoi projektin me Fifin

15:05 13/10/20202min131
download - 2020-10-13T150522.203

Ermal Fejzullahu dhe Fifi kanë publikuar “Përjetësi”, bashkëpunimin e tyre të parë i cilië është pritur mjaft mirë. Dy këngëtarët njihen prej vitesh dhe madje janë kushërinj, gjë të cilën e zbuloi Fifi pak para publikimit të këngës.

 

Mirëpo, pavarësisht vlerësimit për njëri-tjetrin, Ermali ka zbuluar disa detaje të tjera. “Ideja ka lindur shumë spontanisht. Me Fifin kemi qëndruar bashkë nëpër xhirime dhe emisione të ndryshme. Unë e vlerësoj shumë si vokal dhe tekst shkruese [Fifin]. Më ka thënë se kam dëshirë të bëjmë bashkë një këngë.

 

Edhe unë i kam shprehur dëshirën për të bërë bashkë një këngë. Ma ka dërguar një këngë tjetër para kësaj. I kam thënë se kjo nuk është për ne. I kam thënë se duhet të bëjmë diçka që është më artistike dhe që do ta “shkrinim” në këndim. Jemi dakrorduar dhe në momentin që ma ka dërguar tekstin e këngës “Përjetësi”, i kam thënë: Pikërisht kjo është për ne,” është shprehur Ermali.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto