Publikohet vendimi/ Hapen kinematë, por me protokoll sipas…

17:54 14/10/20201min154
SP-3211-Immagine-018-696x464

Në një kohë kur qeveria ka marrë vendimin për të mbajtur me detyrim maskën në ambiente publike, një urdhër tjetër është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Sipas urdhrit të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, do të hapen kinematë sipas protokolleve për koronavirusin.

Në këtë mënyrë kinematë rihapen për publikun pas një periudhe të gjatë mbylljeje, ndërsa urdhri i ri i përjashton këto ambiente nga aktivitetet që kufizohen për shkak të pandemisë COVID-19.

Nga ana tjetër, teatrot dhe koncertet vazhdojnë të jenë të pezulluara sipas urdhrit të datës 29 maj 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto