Publikohen pamjet: Momenti kur shoferi përplas makinën në portën e Xhamisë së Madhe të Mekës

12:44 31/10/20202min141
Screenshot-13-e1604140418775-780x439

Një makinë është përplasur  në deren e  Xhamisë së Madhe në qytetin e shenjtë Saudit të Mekës, duke mos shkaktuar viktima, tha një zyrtar lokal.

Sipas mediave të huaja,makina kishte devijuar nga rruga përreth oborrit jugor të xhamisë për shkak të shpejtësisë së lartë, shtoi zëdhënësi i rajonit të Mekës së Shenjtë.

“Shoferi u arrestua. Ai është një qytetar i cili ishte në një gjendje anormale”, tha zyrtari pa detaje të tjera.

Aksidenti ndodhi të premten në orën 11.30 me kohën e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në fillim të këtij muaji, Arabia Saudite lejoi rifillimin gradual të Umras në Xhaminë e Madhe pas pezullimit për rreth shtatë muaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto