Publikohen pamjet e rralla të vajzës së Mc Kreshës, ja si reagon vogëlushja kur dëgjon zërin e nënës së saj…

10:52 04/11/20203min101
mc-kresha-erzina

Mc Kresha e ka mbajtur jetën e tij private larg vëmendjes së mediave. Këngëtari i famshëm është shumë i rezervuar për sa i përket jetës personale.

Ai u bë baba për herë të parë në muajin qershor, por nga ana e tij nuk pati asnjë reagim në rrjetet sociale.

Bashkëshortja e tij Erzina solli në jetë vajzën Iza më 7 qershor, megjithatë çifti nuk publikuan asnjë foto apo video të vajzës së tyre deri ditën e djeshme.

Erzina ndau me fansat një video të foshnjës, që do ju shkrijë zemrat të gjithëve.

Në pamje shihet reagimi i Izës në momentin që e ëma i flet.

Menjëherë, vogëlushja fillon duke qeshur sapo dëgjon zërin e Erzinës.

Këngëtari dhe Erzina u martuan vitin e kaluar në një ceremoni secrete dhe janë munduar që ta mbajnë jetën e tyre personale larg mediave.

Ndërkohë Mc Kresha ka paralajmëruar se me krijimin e familjes do fillojë edhe shkëputjen gradualisht nga muzika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto