Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Kukësi-Volfsburg, skuadra shqiptare surprizon me portierin

19:02 17/09/20202min125
KUKESI555

Edhe pse në letër duket një mision i pamundur, Kukësi do të provojë të japë maksimumin në sfidën e sotme ndaj skuadrës gjermane të Volfsburg, që do të startojë në orën 20:00, në “Air Albania”.

Janë publikuar pak minuta më para edhe formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat. Trajneri Skënder Gega, i ka besuar nga minuta e parë portierit Elezaj, duke ulur në stol Xhikën. Ndërkohë për sa i përket pjesës tjetër vlen të theksohet fakti se titullar do të jetë edhe Rroca, i cili ishte në dyshim për shkak të një dëmtimi.

Me skemën 4-5-1 dhe një mesfushë të ngjeshur, Kukësi do të mundohet të mos lërë hapësira për gjermanët dhe të godasë këta të fundit përmes kundërsulmeve.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Kukësi: Elezaj, Maliqi, Horiç, Obanor, Demiri, Telushi, Musolli, Rroca, Musta, Limaj, Eze. Trajner: S. Gega.

Volfsburgu: Kastils, Brekalo, Lakroks, Gilavogi, Otavio, Mehmedi, Arnold, Shlager, Kalus, Stefen, Uegorst. Trajner: O. Glasner.

Kukesi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto