Publikohen emaile të reja, ish-partneri zbulon nga burgu takimin që mund të fundosë Biden (VIDEO)

22:10 18/10/20202min115
-800-0-5f8c9cca29109

Publikohen emaile të reja që ekspozojnë edhe më shumë korrupsionin brenda bizneseve të Biden.

Pasi u shfaqën mijëra emaile elektronike që mund të implikonin kandidatin demokrat për president Joe Biden dhe djalin e tij Hunter në akte serioze korrupsioni, një burim i ri i të dhënave duket se i konfirmon këto akte.

Dosjet e Bevan Cooney, një ish partner i Hunter i cili është në burg, zbulojnë se Zëvendës Presidenti i atëhershëm Joe Biden, mbajti një takim privat dhe jozyrtar me investitorë dhe zyrtarë kinezë të Partisë Komuniste Kineze (CCP) në Shtëpinë e Bardhë, më 16 tetor.

Pra konfirmohet se Hunter Biden thuhet se ka lehtësuar takimet e elitave Komuniste Kineze në Shtëpinë e Bardhë.

Hunter Biden u shoqërua me Bevan Cooney dhe Devon Archer duke komentuar administratën e Obamës në një email të vitit 2011. Ata folën për një “shtytje të re për diplomaci të butë për kinezët.

Cooney dhe Archer u dënuan më vonë për mashtrim.

Pasojat e këtij informacioni mund të jenë katastrofike për fushatën demokratike vetëm disa ditë para zgjedhjeve, me pasoja të paparashikueshme, duke pasur parasysh që nga burime të ndryshme sigurohet vërtetësia e tij./ Fox News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto