“Pse ke veshur fund të shkurtër?”/ Tre të rinj gjuajnë me grusht në fytyrë studenten 22-vjeçare(VIDEO)

10:11 25/09/20202min266
page-168-527x375-1

Një studente 22-vjeçare është dhunuar nga tre të rinj, e kjo vetëm për faktin sepse kishte veshur fund të shkurtër. Ngjarja ka ndodhur në qytetin francez të Strasburgut, ku studentja tregon se të rinjtë , pasi e ofenduan për fundin që kishte veshur e kanë goditur me grusht. Në videon e mëposhtme e reja shihet me sy të nxirë. Elizabeth shprehet se dëshmitarë për këtë janë disa qytetarë, të cilët e panë ngjarjen, por askush nuk ndërhyri.

Pas sulmit tre të rinjtë u larguan, ndërsa studentja 22-vjeçare njoftoi policinë. Sipas France Blue, kjo nuk është hera e parë që ndodhin ngjajre të tilla. Më herët një 18-vjeçar kishte goditur dy vajza, në një stacion tramvaji, vetëm se i kishte parë ato me një fund të shkurtër. Ai u arrestua rreth 20 minuta më vonë dhe është akuzuar për sulm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto