Protestat në Bjellorusi/ Policia autorizohet të përdorë armë vdekjeprurëse

19:01 12/10/20201min111
Bjellorusia

Policia në Bjellorusi është autorizuar për të përdorur armët vdekjeprurëse kundër protestuesve anti-qeveritarë në rast se do jetë e nevojshme, raporton BBC.

Rrjeti britanik i referohet një zyrtari të lartë qeveritar.

Kjo lëvizje vjen si reagim ndaj protestave gjithmonë e më të forta kundër regjimit të Aleksandër Lukashenkos.

Nga ana tjetër, ministrat e Jashtëm të BE kanë deklaruar gatishmërinë për të vendosur sanksione kundër presidentit Aleksandër Lukashenko.

Protestat kanë shpërthyer në mbarë vendin që kur Lukashenko shpalli fitoren në gusht në një palë zgjedhje të kontestuara gjerësisht.

Autoritetet në Bjellorusi janë akuzuar për brutalitet dhe tortura në shtypjen e protestave të rrugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto