Protesta te QSUT/ Mjekët: Kolegët tanë u mashtruan, nuk u pritën as nga Rama dhe as nga Manastirliu

10:49 24/09/20203min166
Screenshot_8-4

Policia nuk i dha leje, mjekët në protestë te QSUT:

Ka zgjatur më pak se 60 minuta protesta e mjekëve në QSUT, aty ku edhe një herë kanë bërë publike kërksat e tyre ndaj qeverisë.

Mjekët kishin paralajmëruar një protestë në ambientet e QSUT aty ku do bënin të ditura kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

Personelit shëndetësor nuk i është dhënë leje nga polica për zhvillimin e protestës, por gjithsesi ata u mblodhën.

Njëri nga mjekët e pranishëm në protestë, përfaqësues i sindikatës, Ibrahim Ruka kirurg në QSUT është shprehur:

“Bluzat e bardha kishin lënë takim me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, por nuk janë pritur nga asnjëri.  Kjo është një protestë e organizuar nga Sindikata e Punonjësve të Shëndetësisë.

Sot mjekësia është në pikën më të keqe prej 30 vjetësh, pa kushte dhe pa masa mbrojtëse. Në këtë situatë të vështirë ndodhet si shërbimi parësor ashtu edhe ai spitalor.  I kemi bërë peticion qeverisë, por ata nuk na kanë pritur. I bëj thirrje qeverisë që të vijë në shërbim të jetës së qytetarëve dhe shumë mjekë duhet të shpallen heronj”.-është shprehur Ruka.

Kërkesat e mjekëve:

Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto