
Mijëra bullgarë u mblodhën përpara parlamentit në Sofje në një nga protestat më të mëdha deri më tani në dy muaj demonstrata që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Bojko Borisov.
Përleshjet shpërthyen mes protestuesve dhe policisë dhe 35 persona u arrestuan. Protestuesit hodhën vezë, mollë dhe mbeturina kundër parlamentit të ruajtur fort nga forcat e policisë.
Zyrtarët shëndetësorë thanë se rreth 45 persona, përfshirë oficerë policie, u trajtuan në spitale pasi kishin marrë lëndime të lehta.
Protesta u zhvillua në seancën e parë të parlamentit pas pushimeve të verës. Protestuesit e quajtën atë “Kryengritja e Madhe Kombëtare” në përgjigje të planit të qeverisë për një kushtetutë të re.
Protestuesit akuzojnë Kryeministrin Borissov dhe Kryeprokurorin Ivan Geshev se kanë dështuar për të luftuar korrupsionin.
Në parlament, Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për dorëheqjen e qeverisë së qendrës së djathtë të Borissov dhe u bëri thirrje deputetëve të hedhin poshtë planet për një kushtetutë të re.