Protesta/ Naftëtarët futen brenda uzinës dhe i japin një mesazh Edi Ramës

12:45 14/10/20202min100
download - 2020-10-14T124520.435

Naftëtarët e Ballshit janë përplasur këtë të mërkurë me rojet private  të rafinerisë e më pas kanë hapur me forcë portën e uzinës duke kaluar kordonin e sigurisë të krijuar nga policia private.

Më pas ata kanë shkuar drejt godinës ku ndodhen zyrat e administratës, teksa kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama se në godinë nuk ka asnjë përfaqësues të privatit, ashtu sikurse pretendohet nga qeveria.

“Kryeministri tha dje “me ndihmën e Zotit”, por po na lënë 17 ditë në grevë urie atje… Ne presim një përgjigje nga personi që ka kontratë me ne, privatin, Kryeministrin dhe ministren…

Nuk është problem për të marrë Rafinerinë. Rafineria ka 3-4 porta dhe me një thirrje këtu vijnë 800 naftëtarë. Kush do të na mbajë neve, dhjetë policë privatë?!

Po ne nuk jemi këtu për këtë!

Ne jemi këtu për të thënë që këtu nuk ka privatë!

Kjo është për të thënë që këtu nuk ka pronarë dhe shteti të vijë ta marrë në menaxhim!

Ne nuk duam tjetër, vetëm djersën tonë, gjakun tonë, se kemi 4 vjet pa rroga,” është shprehur Dautaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *