Propaganda e Manastirliut zgjat jo më shumë se 9 ditë / Nënë Elefterinë që e ‘hanin krimbat’ e lënë sërish në rrugë (VIDEO)

14:30 28/09/20205min109
119978563_1050536852069031_2942014849842750832_o

Që shëndetësisë shqiptare dhe shërbimit social në vendin tonë i ka dalë boja, këtë zor se mund ta vërë njeri më në diskutim, por pamjet që do të shihni në videon e mëposhtme janë përtej njerëzores.

Sipas një videoje të publikuar nga Fax-News, në mes të rrugës në afërsi të Piqerasit është e shtrirë nënë Elefteria, e cila pak ditë më parë, pa dëshirën e saj u bë objekt i propagandës së qeverisë, që më në fund do t’i gjente një shpëtim dhe do ta largonte nga rruga, ku qëndron prej vitesh.

Historia e saj u bë virale nga disa aktivistë në rrjetet sociale, ku ajo shihej duke e ngrënë mizat e krimbat, për shkak të një plage që kishte në këmbën e saj, që kërkonte mjekim e ndërhyrje urgjente.

E braktisur nga familja, nënë Elefteria më në fund arriti të merrte vëmendjen e shtetit, dhe të sillej për operacion në spitalin e Traumës në Tiranë, ku siç nuk mund ta kishte imagjinuar ndonjëherë do të vizitohej nga vetë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit betohej e stërbetohej se nënë Elefteries do t’i gjendej një strehë, dhe ditët kur qëndronte në rrugë tashmë kishin marrë fund. Të paktën tashmë mund të jetonte në paqe ditët, muaj apo vitet e fundit të jetës….

“Pasi u ndihmua nga strukturat tona të shërbimit socio-shëndetësor në Sarandë, nënë Elefteria, e moshuara e braktisur nga familja, është trajtuar me kujdes nga ekipi i mjekëve kirurgë të spitalit të Traumës. Gjithçka ka shkuar mirë dhe operacioni është realizuar me sukses .

Nënë Elefteria është në fazën e rekuperimit dhe më gëzuan pa masë fjalët e saj për stafin e përkushtuar që i shpëtoi jetën. Sapo të jetë gati të lërë spitalin, do të kujdesemi për një strehë të sigurt për të moshuarën e vetmuar”, shkruante Manastirliu në postimin e saj.

Por dritat e aparateve fotografikë të ministres u fikën shpejt, dhe Elefteria u braktis sërish, në mes të rrugës, atje në Piqeras, ku e njohin të gjithë historinë e saj fatkeqe, por ndihmë nuk i japin dot. Me siguri ministrja do të jetë duke realizuar setin fotografik të radhës, e duke mbushur rrjetin me premtime, që në rastin e Elefteries ia mori era për 9 ditë.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme, ku Fax News ka retushuar pamjet e rënda, ku Elefteria është duke rënkuar në mes të rrugës dhe e rrezikuar nga makinat që kalojnë në këtë aks.

Ja çfarë shkruante Manastirliu në lidhje me rastin në fjalë:

Pasi u ndihmua nga strukturat tona të shërbimit socio-shëndetësor në Sarandë, nënë Elefteria, e moshuara e braktisur nga familja, është trajtuar me kujdes nga ekipi i mjekëve kirurgë të spitalit të Traumës. Gjithçka ka shkuar mirë dhe operacioni është realizuar me sukses 

Nënë Elefteria është në fazën e rekuperimit dhe më gëzuan pa masë fjalët e saj për stafin e përkushtuar që i shpëtoi jetën 🙏🏼

Sapo të jetë gati të lërë spitalin, do të kujdesemi për një strehë të sigurt për të moshuarën e vetmuar 👵🏻❤️ (FaxNews)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto