Prokurorja e çështjes së bujshme largohet jashtë vendit! Kërkon leje 18 mujore pa të drejtë rroge

17:41 26/10/20202min195
Gjyqi-Arrsh-prokurorja

Prokurorja e çështjes së bujshme të hetimit të ish-drejtuesve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH)-së, Andi Toma dhe Dashamir Xhika dhe disa zyrtarëve të tjerë është larguar nga Shqipëria.

Burime të Panorama.al bëjnë me dije se prokurorja Armanda Xhaferri ka kërkuar një leje prej 18 muajsh nga Prokuroria e Elbasanit pa të drejtë rroge.

Mësohet se prokurorja e çështjes së hetimit të ish-zyrtarëve të lartë dhe shumë personave të tjetër nën akuzë për abuzime me ndërtimin e rrugëve, ka njoftuar largimin drejt Holandës.

Nuk dihet ende arsyet e këtij largimi të prokurores së Elbasanit jashtë vendit dhe në një afat kaq të gjatë kohorë.

Panorama.al u interesua pranë strukturave të Policisë nëse ndaj përfaqësueses së organit të akuzës ka patur apo kallëzime apo kërcënime të mundshme.

Blutë e Elbasanit konfirmuan për Panoarma.al se nuk ka patur asnjë denoncim apo kallëzim për kërcënim nga ana e prokurores.

Mbetet mister ende largimi i prokurores për një kohë kaq të gjatë, ndërkohë që gjyqi ndaj zyrtarëve të lartë të Autoritetit Rrugorë Shqiptar ka nisur në vitin 2016 dhe nuk është mbyllur ende.

Gjyqi Arrsh-prokurorja1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto