Prokuroria franceze liron të dyshuarin kryesor për sulmin ndaj priftit ortodoks

19:56 01/11/20202min71
115170810_hi064118806-1-780x439

Policia franceze liroi sot të dyshuarin kryesor për sulmin ndaj një prifti të Kishës Ortodokse Greke.

Policia ka zgjeruar kërkimet për një burrë të armatosur që plagosi një prift ndërsa mbylli dyert e një kishe në Lyon.

Një deklaratë nga zyra e prokurorit në Lyon thotë se njeriu i cili u arrestua menjëherë pas të shtënave të shtunën, u la i lirë sepse nuk u gjet asnjë provë e përfshirjes së tij në sulm, duke sugjeruar kështu që sulmuesi ndaj priftit është ende i lirë, raporton BBC.

Prifti Nikolaos Kakavelaki, i cili u godit nga një pushkë gjuetie, është ende në gjendje kritike, deklaroi një zyrtar i policisë pa emër, raporton AP.

Zyra e prokurorit për luftën kundër terrorizmit nuk po e heton rastin dhe prokurori nga Lioni ka hapur një hetim mbi vrasjen e mbetur në tentativë.

Sulmi erdhi ndërsa zyrtarët e lartë francezë deklaruan nivelin më të lartë të rrezikut të sigurisë për një vrasje të trefishtë në një kishë në Nice, por edhe në mes të tensionimit maksimal global mbi karikaturat e Profetit Muhamed të botuara nga shtypi francez dhe të dënuara nga shumë vende me shumicë myslimane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto