Prokurori italian tregon të panjohurat e frikshme të trafikantëve shqiptarë

20:40 17/09/20202min128
prokurori-italian-696x348

Prokurori kombëtar i antimafias, Federico Cafiero De Raho, ka rrëfyer të panjohurat e frikshme të trafikantë shqiptarë të drogës.

Në një konferencë për mediat në Firence, të mbajtur pas shkatërrimit të kartelit shqiptar të drogës, i kryesuar nga Eldi Dizdari, prokurori italian De Raho theksoi se kriminelët shqiptarë kanë shfaqur aftësi të mëdha për të drejtuar organizata të mëdha të trafikut të drogës, kjo për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë me grupet e Amerikës Latine.

“Ndonjëherë mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni Los Blancos demonstron se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha, që vijnë për t’u marrë vetë me kartelet e trafikut të drogës në Amerikën Latine, duke mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme me ta.”

Prokurori shtoi më pas se organizatat kriminale shqiptare i riciklojnë paratë përmes kompanive kineze që veprojnë në Holandë dhe Angli, duke i “pastruar”.

Sot, Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë goditën kartelin e parë shqiptar të drogës.

Ky kartel i cilësuar “Los Blancos” dyshohet se kryesohet nga biznesmeni Eldi Dizdari.

Ky i fundit u arrestua në Dubai dhe pritet që të dërgohet në Itali. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto