Progres raporti/ Komisioneri i Zgjerimit: Do t’ju qëndrojmë pranë, jemi me ju! Kaluam ngërçin që kishim në…-VIDEO
Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session

16:18 07/10/20202min121
EP-094320A_Hearing_VARHELYI_complete

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë ka përcjell një mesazh të qartë se Bashkimi Europian do të jetë gjithmonë përkrah vendit tonë, në mënyrë që Shqipëria të integrohet në Europë.

Në fjalën e tij, Varhelyi u shpreh se Ballkani Perëndimor ka qenë dhe do jetë gjithmonë prioritet i BE për të mundësuar integrimin e plotë të rajonit.

 

Ai tha se është arritur që të kapërcehet ngërçi që kishte në Këshillin e Ministrave të BE-së për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

 

“Dëshiroj të përçoj një mesazh të qartë që ne do t’ju qëndrojmë pranë, ne jemi me ju dhe po punojmë fort që ju të bëheni shtete plotësisht të integruar në jetën tonë në BE.

Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për ne, dhe kemi qenë të angazhuar për të mbajtur premtimet për Ballkanin. Jemi të bindur që në fakt e gjithë e ardhmja e rajonit është në BE.

Kemi marrë disa masa dhe e kemi kaluar ngërçin që kishim në Këshill për hapjen e negociatave”, tha Komisioneri i Zgjerimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto