PROFIL/ Kush ishte Avni Mula, kompozitori që iu dhuroi shqiptarëve “Valsin e Lumturisë” dhe tingujt magjikë të “Të verdhave Kaçurrela”

22:51 29/10/20202min104
5-3
Karrierën, e nisi pas ardhjes nga Rusia, në Teatrin e Operas dhe Baletit si solist ku dhe u dallua për zgjedhjen e tij të pjesëve muzikore. Por i njohur për publikun e gjerë, ai u bë me anë të kompozimeve të  pjesëve si “Valsi i Lumturisë”, pjesët muzikore të operës “Karnavalet e Korcës” si edhe të operës “Borana”.
Kompozitori Avni Mula, i cili humbi jetën sot në moshën 92-vjecare, konsiderohet si një nga kompozitorët më të mëdhenj të vendit tonë. I lindur në 4 janar të 1928, Mula e filloi shkollimin e tij drejt rrugës së artit në vitin 1952-1957 në Konservatorin e Cajkovskit të Moskës.

Gjithashtu familja e Avni Mulës është një nga familjet më të mëdha të muzikës në Shqipëri. Të gjithë pjesëtarët e familjes Mula janë artistë më famë duke filluar nga Avniu dhe bashkëshortja e tij, Nina Mula të cilët janë soprano të njohur në vendin tonë dhe në Rusi. Vajzat e tyre gjithashtu janë artistë, pasi Adelina Mula është një pianiste ndërsa vajza e vogël, Inva Mula është një soprano me famë botërore.


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto