Profesoresha argjentinase ndërron jetë gjatë mësimit online, nuk mund të merrte frymë nga coronavirusi – studentët i telefonuan ndihmës së shpejtë

12:03 09/09/20203min155
Argj

Profesoresha Paola De Simone, 46-vjeçe nga Buenos Aires, Argjentinë, po mbante mësim online nga shtëpia për studentët e saj, pasi që ishte e infektuar me coronavirus.

Siç raportojnë mediat lokale, në mes të mësimit u rrëzua dhe mbeti e vdekur në vend – ku më pas menjëherë është shfaqur ndihma e shpejtë.

Personi i parë që kishte arritur të ajo ishte bashkëshorti që ndryshe me profesion është mjek, por Paola në ato momente tashmë kishte qenë e vdekur.

 

Profesoresha universitare e cila ligjëronte historinë e shekullit të 20-të, në një moment u ndje keq dhe kishte probleme me frymëmarrje, ku studentët e saj që ndiqnin online ligjërata reaguan shpejtë duke i telefonuar ndihmës së shpejtë që të niset në apartamentin e saj.

“Nuk po mundem”, dëgjohej mezi duke thënë pak sekonda para se të rrëzohej në tokë.

 

Se ka probleme me shëndetin De Simone nuk e kishte fshehur për asnjë moment.

“E kam shumë të vështirë. Jam këtu në shtëpi për më shumë se katër javë, kurse simptomat assesi të më largohen… Bashkëshorti im është lodhur shumë nga puna dhe orari i gjatë”, kishte shkruar ajo në Tëitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto