Profesor Rexhep Meidani dhe ish presidenti i vendit ne periudhen e veshtire 1997-2002, mbetet modeli inspirues per shqiptaret.

14:38 17/08/20203min163
71199680_10156831689624075_7591500969381199872_n

Profesor Rexhep Meidani dhe ish presidenti i vendit ne periudhen e veshtire 1997-2002, mbetet modeli inspirues per shqiptaret.

Sebashku me koleget e tij ne PS, Prof. Meidani me vizion dhe perkushtim i sherbeu vendit nepermjet modernizimit te se majtes shqiptare.

Prof Meidani I ka sherbyer Shqiperise me atdhedashur dhe pergjegjesi shtete-formuese maksimale si akademik, si sekretar i pergjithshem i Partise Socialiste dhe si president i vendit.

Modeli i presidentit Meidani qe kurre nuk beri kompromise ne respektimin strikt te kushtetutes, qe kurre nuk mbajti pozicione fanatike partiake gjate mandati te presidentit te vendit, eshte modeli qe mungon.

Vitet ikin shpejte, personalitetet do te kene rivleresimin e tyre ne raport me vizionet, misionet dhe kontributet e tyre konkrete ne kollonat shtete-formuese te Shqiperise.

Profesor Rexhep Meidani perfaqeson modelin e liderit qe udhehiqet gjithnje vetem nga kushtetuta e vendit te tij, do te mbahet mend qe kurre nuk beri leshime apo kompromise per perfitime personale apo familjare.

Ai mbetet modeli i liderit modest dhe fisnik ne angazhimet e tij akademike, shoqerore dhe politike, dhe gjithnje larg fushatave mediatike.

President Meidani dot te mbahet mend si nje presidenti i “jo i lehte ” por kurdohere stoik ne mbrojtjen e parimeve dhe vlerave me te mira te nje shtetari dhe atdhetari te perkushtuar.

E majta shqiptare duhet te ndjehet krenare per kete model lideri inspirues por edhe e trishtuar qe modele te tilla po i mungojne PS dhe politikes shqiptare pikerisht ne kohen qe Shqiperia ka me shume nevoje se kurre per tu perballur me krizat dhe sfidat e saja dhe te kombit shqiptare.

Urimet me te mira President Meidanit per ditelindjen e tij te 76-te!

Jete te gjate dhe aktive!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto