Producenti zbulon vendimin për kompeticionin e bukurisë “Miss Globe”

14:37 30/10/20201min56
TheMissGlobe2019-Winner-1

“Miss Globe” përflitej se do të anullohej këtë vit, për shkak të pandemisë. Mirëpo, siç u bë i mundur realizimi i “Miss Universe”, duket se e njejta gjë do ndodhë edhe me “Miss Globe”.

Producenti Petri Bozo ka treguar gjatë një interviste se eventi do të realizohet, duke patur parasysh të gjitha rregullat e nevojshme të pandemisë, për të mos rrezikuar shëndetin e askujt.

“Mirë është që në këtë lloj kohe kur me gjithë zymtësinë e pandemisë që na rrethon t’i japim pak buzëqeshje njerëzve. Dhamë buzëqeshje në Lushnje me Miss Shqipëria dhe tani të japim me Miss Globe në Tiranë,” është shprehur Bozo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *