Problemet me pasurinë, shkarkohet ish-anëtari i KLD

11:32 06/10/20201min94
Screenshot_14

Vettingu në gjyqësor ka nxjerr jashtë sistemit një tjetër gjyqtarë.

Nertan Cena, ishte gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe sipas KPK nuk ka mundur të justifikojë pasurinë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2004, gjyqtari Cena deklaronte pasuri familjare prej 1.8 milionë lekësh. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 16.4 milionë lekëve.

Trupa gjyqësore përbëhej nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Neritan Cena ka përfunduar studimet e Magjistraturës në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Kurbinit. Në vitin 2006, u emërua në Gjykatën e Vlorës, ndërsa prej vitit 2010 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

Cena ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto