Probleme serioze me vaksinën e Oksfordit, pacientja pëson efekte të rënda anësore

10:04 21/09/20202min73

thumbs_b_c_e5aabc830af81d388c9690e4e5582062

AstraZeneca, kompania britanike multinacionale farmaceutike dhe biofarmaceutike, ka treguar informacione të tjera rreth testeve klinike për vaksinën kandidate anti koronavirus, të shtunën.

Në këtë raport, përmendet një pacient i dytë, sërish një femër, që pas marrjes së dozës ka zhvilluar një sëmundje serioze neurologjike.

Megjithatë, kompania nuk ka dhënë detaje rreth kësaj sëmundjeje, e cila ka shtuar shqetësimet mes ekspertëve, sipas një artikulli të shkruar në New York Times.

Të dyja gratë që pësuan efektet anësore morën një dozë të vaksinës eksperimentale në Britani, dhe ishte sëmundja e tyre që detyroi AstraZeneca-n që të ndalonte testimet për herë të dytë.

Tashmë testet klinike kanë nisur sërish në Britani, Brazil, Indi, Afrika Jugore, por mbeten të pezulluara në SHBA.

Deri më tani, 18,000 persona kanë pranuar që t’u injektohet kjo vaksinë eksperimentale që po përgatitet nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit.

Sipas New York Times, raporti AstraZeneca, 111 faqe, thotë se qëllimi i tre është një vaksinë me 50% efektivitet, një kufi i vendosur nga FDA e SHBA-ve në udhëzimet e lëshuara.

Për të përcaktuar me saktësi statistikore nëse kompania e arrin këtë qëllim, 150 pacientë të konfirmuar me koronavirus duhet të marrin pjesë në teste.

Sëmundja e shkaktuar si efekt anësor, është e rrallë, por serioze dhe ekspertët thonë se edhe ndodhja e një incidenti të tillë në mijëra pjesëmarrës, në një test klinik mund të jetë alarmante.

Përsëritja e incidenteve të tilla, thonë ekspertët, mund të çojnë në pezullimin e plotë të projektit AstraZeneca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto