
Aktorja e njohur ka rrëfyer së fundmi një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Priyanka Chopra ka treguar betejën e saj me depresionin, pas vdekjes së të atit.
View this post on Instagram
“Kështu ndihesha, më dukej sikur frika kishte ngelur aty. Provova terapinë, nuk funksionoi për mua atë kohë. Nuk mendoja se ilaçet ishin një mundësi. Nuk e di si nisi, thjesht mbaj mend që ndihesha keq për veten time. Ulesha në divan, shikoja televizor dhe haja pica për orë të tëra. Ndihesha si njeri i pangopur, nuk ndihesha mirë për veten time. Filloi thjesht duke nxjerrë qenin për shëtitje, nisi kështu, hajde dalim dhe marrin ajër të pastër. Pastaj fillova ta kuptoja se kjo po më bënte të buzëqeshja pak. Fillova të mos përsërisja rutinën. Më pas pak nga pak fisa të takoja miqtë, ju përgjigjesha njerëzve që donin të më njihnin,” është shprehur Priyanka.