Princ apo shitës? Harry ngatërrohet nga teksa bënte blerje me Meghan

20:05 04/12/20202min137
meghan_markle_prince_harry (1)

Princ Harry dhe Meghan Markle janë shpërngulur prej muajsh tashmë në SHBA. Çifti kanë vendosur të bëjnë një jetë të thjeshtë, nëse mund të quhet domethënë e thjeshtë jeta në një vilë luksoze. Gjithsesi, duke lënë në të kaluarën jetesën në Pallat Mbretëror, për çiftin mund të konsiderohet e thjeshtë jeta në SHBA.

Tashmë pa “petkun” e të qënit Princ, Harry shumëkujt i duket si një person i zakonshëm, aq i zakonshëm madje sa për ta ngatërruar me një shitës. “Meghan dhe Harry erdhën në punën time sot dhe ne i shitëm një pemë Krishtlindjesh. Një djalë i vogël vrapoi për tek Harry dhe e pyeti nëse ai punon këtu, pa e ditur se kush ishte,” ka treguar një punonjës i dyqanit në fjalë. Ai ka theksuar se Harry nuk tentoi aspak të sillej si Princ, apo të tregonte se ishte pjesë e familjes mbretërore, por e ka ndihmuar vogëlushin me shumë kënaqësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto