Prezantohet ‘Lëvizja për Ndryshim’/ Topalli i përgjigjet Bashës: E ka kapur paniku dhe histeria. Mos e lini vendin peng të Lulit, Ramës dhe Metës

19:11 28/10/20207min93
Topalli

Këtë pasdite është prezantuar para opinionit publik, ‘Lëvizja për Ndryshim’ në të cilën ka marrë pjesë edhe ish-kryetarja e Kuvendit dhe njëherësh ish-numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli.

Ashtu siç kishte deklaruar përgjatë ditëve të fundit, Jozefina Topalli është shfaqur krah të rinjve që kanë ngritur lëvizjen e re politike. Duke folur për sulmet që i janë bërë në drejtim të saj nga opozita e kryedemokratit Lulzim Basha, Topalli theksoi se Bashën e ka kapur paniku dhe histeria. Ndërsa shtoi se Shqipëria nuk është vendi i tre njerëzve si Basha, Rama dhe Ilir Meta.

Ajo shtoi se ndryshimin e vendit mund ta sjellin vetëm të rinjtë duke mos pasur frikë ndaj atyre që mbajnë peng vendin dhe partitë politike.

Ku ka më mirë se këtë lëvizje ta fillojë brezi i ri, unë jam e inspiruar nga fjalët e tyre, nga kauza dhe mbështetja përmes pranisë sot këtu. Jam e vendosur për të mos heshtur dhe për të mos pasur frikë. Jam me këta të rinj drejt një projekti të ri për t’i mbështetur. Që në jemi në mes të krizës është e dukshme. Vendi është në buzë të greminës. Cdo ditë takohemi me paradokse, ndërkohë vendet e punës po shkatërrohen dhe bizneset po mbyllen. 

Nuk ka as qeveri dhe as opozitë të besueshme, qytetari nuk ka ku të gjejë drejtësi, gjykata administrative është afër kolapsit, të shkallës së janë duke u degraduar. Asnjëri nuk është i sigurt dhe një ditë të gjithë do të takohemi me këto sfida. Nuk kemi kohë me pritur. Jemi 6 muaj përpara zgjedhjeve. Fushata është po me ata të tre, që bashkohen për të ruajtur karriget e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata, kush duhet të punojë. 

Bashkë duhet të japim mundësinë e ndryshimit. Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, të Metës dhe Lulit. Shqipëria është e shqiptarëve. Unë jam e trishtuar, si shumë të tjerë edhe e frustruar, por kurrë nuk e kam humbur shpresën. Vendit i duhet një opozitë që nuk shitet dhe korruptohet. Për ta fituar këtë sfidë ka nevojë për njerëz me integritet të pa korruptuar. Me një drejtim të ri, politika do të jetë ndryshe.

Unë kam një ftesë dhe premtim, duhet të bëhem avokatja e interesave tuaja, bëni betejën për jetën tuaj, mos keni frikë, ngrihuni për projektin e ëndrrave tuaja, jeta është një spektakël i pabesueshëm. Ditën e sotme do ta kujtoni gjatë. Sot mbase nuk e kuptoni, por këta të rinj mund të kenë një jehonë të paimagjinueshme, hap pas hapi. Ne do ia dalim, mos keni frikë, frikë duhet të kenë vetëm ata që vjedhin dhe  mbajnë peng partitë. 

Nuk mund të kthehemi mbrapa, por të fillojmë ku jemi. Bashkë kemi përvojën, vullnetin dhe dijen për ta kthyer në shpresë. Kam për zemër një shprehje që thotë; A e dini cfarë bëhet kur nuk mundesh më? Ndryshon. Nuk dështojnë kurrë njerëzit që guxojnë të ndryshojnë, por dështojnë ata që nuk guxojnë që të ndryshojnë. Jam besimtare që ky projekt kurajoz, plot energji, për të mbyllur këtë tranzicion, unë ftoj çdonjërin për këtë betejë. Unë nuk kam as para, as vende pune për të ofruar, ju ofroj vetëm sfidë, kapeni. 

Nuk kam asnjë pushtet, kam përvojën e nevojshme, vullnetin dhe besimin për të kontribuar që ky vend të bëhet, kam frikë se nesër mund të jetë vonë, prandaj ju ftoj “Eja me ne” për të sjellë ndryshimin për këtë vend. Deri më 25 prill unë nuk do të rresht për të bërë betejën bashkë, në 25 prill ne të gjithë do të heshtim, atë ditë do të flasin shqiptarët, atë ditë do të jetë e tyre dhe do të vendosin nëse do të kemi një Shqipëri përsëri të Ramës, Metës apo Lulit, apo tjetër. Ju falënderoj të gjithëve me gjithë zemër“ tha Topalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto