Prezantohet “Akademia Momentum” institucioni më i ri profesional në vendin tonë.

16:40 17/09/20201min287
foto-kryesore2

Prezantohet “Akademia Momentum”, institucioni më i ri profesional në vendin tonë, fryma e re e edukimit shqiptar. Sot, më datë 17 shtator filloi regjistrimi i studentëve, numri i të cilëve ishte tejet i lartë.

E mbështetur në dy struktura kryesore, industria turistike shqiptare dhe industria e teknologjisë dhe inovacionit, Akademia ofron mundësinë e praktikave reale të garantuara, brenda dhe jashtë vendit. Avantazh përbën, përveç të tjerash, pajisja me çertifikata europiane, duke hapur në këtë mënyrë dyert e suksesit në karrierën e studentëve të talentuar, nën udhëheqjen e drejtuesve të zgjedhur, figurave të mirënjohura në Shqipëri, që përtej rolit mbartin përvoja të shumta të arritjeve tyre përgjatë viteve.

 “Akademia Momentum” synon të formojë profesionistë, duke kontribuar në këtë mënyrë në progresin e shoqërisë shqiptare dhe në përmbushjen e nevojave të tregut. Rrugëtimi i një edukimi të avancuar, sapo ka nisur!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto