Presidenti Thaçi flet për marrëveshjen e arritur në Washington

14:08 07/09/20201min102
thaci-1 (1)

Presidenti Thaçi doli sot në konferencën e njoftuar për shtyp që për temë kishte marrëveshjen e arritur në Washington.

“Në të gjitha takimet që kam pasur me presidentin Trump, më ka folur për Kosovën si një popull i mrekullueshëm. Java e kaluar ishte manifestim i këtij përkushtimi dhe kësaj përkrahje. Ndihem krenar që pas punës dy vjeçare nga administrata Trump të premten e kaluar u arrit që të formalizohej kjo përpjekje,” – u shpreh presidenti

“Me formalizimin e marrëveshjes në Shtëpi të Bardhë u tregua që të gjitha konspiracionet ishin të rrejshme e paragjykuese. Zhvillimi ekonomik, projekjtet infrastrukturore, linjat ajrore, hekurudhore – kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës. Njësoj si nevoja për zbardhjen e personave të pagjetur.” – shtoi Thaçi.

Ai nuk la pa përmendur dhe vlerësimin e madh që gëzon për presidentin Trump.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto