Presidenti Thaçi do ta dekorojë ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave

16:51 21/09/20201min107
thaci-grenelli-780x439

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili sapo është kthyer nga Turqia, sot do ta dekorojë me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të deklaratës së përbashkët ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, presidenti Thaçi do ta dekorojë emisarin special të presidentit Trump për kontributin e jashtëzakonshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndarjen e dekoratës për ambasadorin Grenell e ka konfirmuar edhe kabineti i presidentit Thaçi.

Ceremonia e dekorimit të ambasadorit Grenell do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të Republikës të Kosovës dhe SHBA-së.

Medalja Presidenciale e Meritave u tha se po i ndahet ambasadorit Richard Grenell për kontributin e veçantë në arritjen e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, më 4 shtator, me të cilën fuqizohet paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto